Ministri Majko takohet me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve

Ministri Majko takohet me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve

Ministri Majko takohet me përfaqësues të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi ditën e premte një takim me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), Dr. Vaxhid Sejdiun (kryetar), Mustafë Krasniqin (nënkryetar), Teuta Tabakun (sekretare) dhe Miradije Berishaj e Dritan Mashin (anëtarë). Në fjalën e tij hyrëse z. Majko i njohu  anëtarët e Këshillit me përpjekjet e qeverisë shqiptare konkretisht të institucionit që ai drejton për të qenë sa më afër kërkesave dhe nevojave jo vetëm të shkollave shqipe në Diasporë. Ai foli në përgjithësi për ngritjen e një strukture, e cila mori për sipër përgjegjësinë për bashkërenditjen e problemeve, kërkesave dhe nevojave, të cilat janë urgjente, për një organizim sa më mirë të Diasporës shqiptare.

Ai u ndal te krijimi Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), si një strukturë e cila jo vetë përfaqëson një pjesë të madhe të shteteve ku ka komunitet shqiptar aktiv, por ata me punën e tyre janë dëshmuar si shembull në organizimin e shkollave shqipe ku veprojnë dhe punojnë. U tha qartë se ndër hapat e dukshëm janë përpjekjet për sigurimin e teksteve shkollore me kohë për shkollat shqipe kudo në diasporë, botimi i revistës “Letra nga Diaspora”, takimet, konsultimet dhe përpjekjet e përbashkëta me institucionet e Kosovës në shërbim të mërgatës, përpjekjet për botimin e teksteve të reja shkollore, ku u vlerësua lart puna e Komisionit të për përbashkët etj.

Kryetari i KKAD-së. z. Dr. Vaxhid Sejdiu falënderoi ministrin dhe drejtuesit e agjencive në varësi, për mbështetjen ndaj Këshillit dhe veçanërisht për ndihmën e madhe ndaj shkollave shqipe, qoftë për tekstet shkollore por edhe për licencimin e mësuesve, teksteve të reja shkollore, bashkërenditjen e kërkesave të shkollave shqipe në Diasporë etj.

Ai në vazhdim foli edhe për bashkëpunimin e ngushtë me QBD-në, e cila edhe është ngritur për këtë qëllim. Kryetari i Këshillit tha se: ashtu siç janë realizuar disa prej kërkesave tona deri më tani shpresoj që në të ardhmen e afërt do të realizohen edhe kërkesat e tjera, të cilat i kemi parashtruan në adresë të QBD-së.

Në fund, ai u ndal te sukseset e “Shkollës Shqipe në Zvicër”, e cila brenda një kohe të shkurtër ( një vit e gjysmë) arriti të hap 51 shkolla me 805 nxënës dhe angazhimin e 23 mësuesve në procesin mësimor. Teuta Tabaku foli për organizimin e kurseve online në Turqi, e cila theksoi se dukshëm është rritur numri i të interesuarve në vijimin e orëve mësimore të këtyre kurseve. Miradije Berishaj, foli për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Austri, i cili dallon nga shtetet e tjera sepse mësimi është i integruar në sistemin shkollor vendor, përfshinë duku rreth 1500 nxënës por në krahasim me numrin real të fëmijëve shqiptarë është larg qëllimit tonë. Mustafë Krasniqi, foli për organizimin e mësimit plotësues në Bavari të Gjermanisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të shkollave shqipe dhe të nxënësve, kurse Dritan Mashi foli për nevojat dhe kërkesat për rritjen e numrit të shkollave shqipe në Itali, dhe përfshirjen e sa më shumë nxënësve në këto shkolla. Dhe në fund të gjithë u pajtuan se në rrugëtimin e përbashkët ka edhe shumë për të bërë, në bazë të të dhënave na pret një punë shumë më me madhe, por me përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta shpresojmë që do të dalim faqebardhë.

Në fund të takimit kryetari KKAD-së, Dr. Vaxhid Sejdiu i dhuroi ministrit librin e tij të fundit “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit vatër e bashkimit kombëtar”, një historik i shkollave shqipe në këtë kanton të Zvicrës gjatë këtyre tridhjetë viteve.

Gjithashtu përfaqësuesit e KKAD zhvilluan edhe një takim me Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, të cilën e falënderuan për punë e deritanishme për shpërndarjen e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në Diaspore e mbi të gjitha për punë e madhe të QBD për realizmin e një kurrikule të përbashkët me Kosovën për hartimin e teksteve të unifikuara të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë (Marrë nga “Gazeta Diaspora Shqiptare” ). 

 

Leave a Reply